Feston sot 60-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilin aktor bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Artur Gorishti, aktori dhe fotografi lindi ne Tirane, me 21 shkurt 1962 dhe sot feston 60 vjetorin e lindjes. Kreu Institutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1984. Qysh student interpretoi nje nga rolet e tij me te bukura, Besimin, ne filmin Dora e ngrohte (1983).

Nepermjet nje loje te natyrshme, pa sforco, me perjetime te brendshme psikologjike, duke shfrytezuar ne menyre racionale heshtjet emocionale, nenkuptimet, druajtjet dhe dilemat, ai i dha ketij roli permasa humane, si dhe nje dhembshuri prekese.

Aktrimi i tij shquhet per sigurine dhe organicitetin perpara kameras.

Aktori jeton në Montreal, Kanada, por u rikthye pas 8 vitesh në Shqipëri për filimin “Bota”./albeu.com/

 


Shtuar 21.02.2022 09:37