Festivali i 63-të në RTSH, zbulohen dy moderatorët

Pallati i Kongreseve është gati të mirëpresë Festivalin e Fundvitit në RTSH, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend. Ndërsa artistët pjesëmarrës tashmë janë konfirmuar, burime nga Vip Magazine zbulojnë emrat e dy moderatorëve që do të drejtojnë këtë edicion festiv.

Në krye të spektaklit do të jetë Enkel Demi, i njohur për karrierën e tij të pasur në media dhe autorësinë e librave të suksesshëm.

Krah tij do të jetë Ornela Bregu, një emër i njohur i ekranit shqiptar, e cila rikthehet pas disa viteve mungese nga Shqipëria. Rikthimi i saj vjen me një angazhim të rëndësishëm, duke ndarë skenën dhe moderimin e festivalit me Enkel Demin.


Shtuar 28.11.2024 11:58