Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik si Fero, ka kaluar një transformim të thellë në jetën e tij personale dhe tani si mysliman i devotshëm, ka një qëndrim të prerë ndaj festimeve të Shën Valentinit.
I njohur në të kaluarën për hitet e tij që përshkruajnë tema të dashurisë, veçanërisht në ditën e të dashuruarve, Fero ka marrë një drejtim krejt ndryshe në jetën e tij.
Reperi ka bërë një deklaratë, ku thekson se Shën Valentini nuk duhet të festohet, pasi nuk përputhet me vlerat e fesë islame.
“Kjo nuk është festë islame dhe nuk duhet të festohet në asnjë lloj forme”, ka shprehur ai, duke ndarë ndjenjën e tij me ndjekësit dhe duke u bërë një zë ndryshe në komunitetet ku kjo festë ka qenë tradicionalisht e pranishme.