Fero rrëfen të pathënat emocionuese nga njohja me Arbenitën: U habita kur e pashë

Reperi i njohur Fero ishte  i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku zbuloi të pathëna nga njohja me Arbenitën.

Ai tregoi se Arbenitën e ka takuar për herë të parë në Shkurt, pasi kishin folur për disa kohë në rrjete sociale. Fero tha se është habitur aq shumë kur e ka parë, sa nuk ka dalë nga makina për t’i folur pasi nuk guxonte.

“E mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Këtë e ke ekskluzive, vetëm për ty. Takimi nuk ishte rastësisht, kemi kontaktuar kohë më parë në rrjetet sociale, aty e kam njohur. Më pas kemi dalë, jemi takuar dhe s’jemi ndarë më”, u shpreh reperi.

Kujtojmë se dyshja tani janë bërë prindër të një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Nina.


Shtuar 15.06.2021 09:20