Fero në lidhje dashurie: Meshkujve kosovarë e shqiptarë iu bëj ‘diss’ me romantizëm

I ftuar në një emision, ish-reperi i njohur Fero ka folur rreth jetës së tij profesionale, por dhe asaj personale. Ai është pyetur nëse ka mundur të krijoj një lidhje dashurie pas ndarjes nga Arbenita, ndërsa nuk nguron të flasi rreth kësaj teme.

Fero shprehet i lumtur se fatmirësisht ka gjetur sërish dashurinë, duke shtuar se është një person shumë romantik. Ndër të tjera shprehet se nuk e priste se do të mundte të dashuronte përsëri dhe sfidon meshkujt kosovarë që askush nuk është më romantikë se ai dhe do ju bëj “diss” me romantizëm.

Pjesë nga intervista e Feros:

Fero: Po, është e vërtetë që jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Tani iu bëj “diss” në romantizëm.

Prezantuesja: Më trego një gjest romantik që ke bërë për të dashurën.

Fero: Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja ime të jetë konfidenciale, private dhe jemi në fillim të lidhjes. Jam shumë i lumtur.


Shtuar 27.01.2025 18:28

Tags: ,