Reality show “Ferma VIP” do të nisi shumë shpejt me një sezon të ri, i cili pritet të sjellë surpriza për publikun.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e formatit në Instagram, ku është publikuar një video e shkurtër promovuese. Në video është konfirmuar se “Ferma VIP” do të nisë më 27 mars.
Mbetet për t’u parë se cilët emra të njohur të shoëbiz-it shqiptar do të bëhen pjesë e këtij formati këtë sezon.
Deri më tani është zbuluar se prezantuese e spektaklit do të jetë Arbana Osmani.
