Albës, Nurit, Big Bastës dhe Andreas në televotim iu bashkuan edhe Ron, Elinara dhe Ylli pas humbjes së sfidës fizike dhe inteligjente.
Roni i cili përfaqësonte në sfidë edhe Elinarën dhe Yllin, humbi përballë frederikut i cili përfaqësonte grupin tjetër të cilët ishin Erandi dhe Andueli.
Pas garës së fortë Ron u dorëzua përballë Frederikut, duke shkuar jo vetëm vetë, por duke marrë dhe dy fermerët e tjerë në televotim.
Kështu që numri i fermerëve që publiku do të duhet të votojë shkon në shtatë.
“Alba, Nur, Big Basta, Andrea, Ron, Elinara dhe Ylli unë hap zyrtarisht televotimin”, lexoi Luana vendimin e AGAIT.