Moza po shndërrohet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuara të “Ferma VIP”, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet sociale.
Që nga nata e parë, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e publikut me mënyrën e drejtpërdrejtë dhe humorin e veçantë.
Të lidhura
None found
Së fundmi, një video që po qarkullon në rrjetet sociale e tregon Mozën në një moment plot humor, teksa përpiqet të gjejë mënyrën se si të lahet brenda fermës.
“Do të lahem ashtu siç më ka bërë nëna, se plasa. S’po e zgjidh dot gjëegjëzën, e kam në tru si të lahem, si të lahem”? – shprehet ajo, ndërsa banorët përpiqen t’i shpjegojnë se duhet të përdorë rroba banje.
“Po ça me rroba banjo!”, përgjigjet Moza, duke vijuar me batutat e saj: “Po nuk e bëj unë atë kurrë, ajo është liria e fundit e njeriut, të lahet siç e ka bërë Zoti. Të lahem me rroba banje”.
Më tej, ajo pyet me humor: “Mund të lahemi si të duam? Nuk na dënon Agai”? Ndërsa Elvisi shton me shaka: “Siç thua ti, i afrohesh çmimit shumë”.
Kjo situatë ka bërë që Moza të kthehet në një nga personazhet më virale të momentit, me ndjekësit që ndajnë dhe komentojnë pa ndalur momentet e saj plot humor.
