Fedez ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë këtyre ditëve, ku disa pamje të publikuara të repertit teksa zhvillonte një instrvistë ‘i përlotur’ për ‘Belve’ ‘rrëmbyen’ vëmendjen e një publiku mjaft të gjerë.
Intervista e shumëpritur do të transmetohet mbrëmjen e sotme, por një gjë dihet: reperi nuk ka heshtur për asgjë!
Ai është rrëfyer mbi çdo gjë që ka bërë një pjesë të mirë të njerëzve të flasin për të, nisur që nga ndarja e tij dhe e Chiara-s, arsyet që kanë çuar në këtë vendim, “ti më bën të ndaloj së qari menjëherë”, u përgjigj reperi në një moment gazetares, i cili shton një provokim: “Sepse deri sa u martova, isha gay, gjithçka ishte false, e gjitha ishte një mbulesë, tani ndahem dhe më pëlqejnë vajzat pra… nga hiçi?”.
Por reperi nuk ka mbetur pa përmendur dhe fëmijërinë e tij, teksa ka shokuar me deklaratat që ka bërë.
Duke thënë së në moshë të re ai ishte përdorues i drogës, Fedez ka deklaruar se në moshën 18-vjeçare ai ka tentuar të vrasë veten.
Me siguri do të dimë më shumë rreth deklaratave të tij por këto do i mësojmë menjëhere pas transmetimit të intervistës.