Fedez, refleksione nostalgjike për një dashuri të humbur: ‘Tani mbaj fotografitë që të kam bërë fshehurazi’

Në një seri storiesh në Instagram, Fedez ka habitur ndjekësit e tij me një ton të papritur melankolik, duke ndarë vargje nga kënga “Another Love” e Tom Odell dhe disa reflektime personale që duken si pjesë të një kënge të tij të re.

“Dua të këndoj një këngë që do të jetë vetëm e jona, por ia kam kënduar të gjitha një zemre tjetër.

Dua të qaj, dua të bie në dashuri, por të gjitha lotët e mi janë derdhur për një dashuri tjetër”, shkruan ai, duke shtuar edhe përkthimin e këtyre vargjeve në italisht.

Reflektimet e tij duket se flasin për brishtësinë e marrëdhënieve dhe ndjenjën e vetmisë, duke i shtyrë ndjekësit të mendojnë nëse këto fjalë lidhen me ndarjen e tij të fundit nga bashkëshortja, Chiara Ferragni.

Në një nga Story-t e tij të fundit, Fedez ndau një mendim prekës: “Ndonjëherë të fotografoja fshehurazi sepse kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty.

Tani, ato foto i ruaj me shumë kujdes”. Më vonë, ai shtoi vargje të tjera që flasin për një dashuri të humbur dhe për dëshirën për t’u rilidhur emocionalisht.

Pas rreth gjashtë vite martesë dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, Fedez dhe Ferragni i dhanë fund martesës së tyre më 12 dhjetor, me një vendim nga Gjykata e Milanos.

Ndarja u përmbyll në mënyrë miqësore dhe me respekt të ndërsjellë, duke vënë interesat e fëmijëve në plan të parë.

Termat e marrëveshjes parashikojnë që fëmijët të jetojnë kryesisht me Chiara-n, ndërsa Fedez do të mbulojë shpenzimet shkollore, mjekësore dhe sportive.

Nuk është vendosur asnjë pagesë mirëmbajtjeje për Ferragnin, duke qenë se pasuritë e tyre janë administruar në mënyrë të ndarë.

Prej disa muajsh, Fedez dhe Ferragni kishin filluar të jetonin jetë të ndara.

Raportohet se Fedez është parë shpesh në shoqërinë e grave të tjera, ndërsa Chiara e ka mbajtur një profil më të rezervuar derisa u bë publike lidhja e saj me Giovanni Tronchetti Provera.

Ndërsa jeta e secilit po merr drejtimin e vet, është e qartë se ndarja ka lënë gjurmët e saj emocionale. Por të dy duket se janë të vendosur të ruajnë maturinë dhe të mbështesin fëmijët në këtë periudhë tranzicioni.


Shtuar 18.12.2024 11:39

Tags: ,