Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Glamour Zone”, bilbili i muzikës popullore, Fatmira Breçani ka rrëfyer shumë nga të pathënat e jetës së saj. E emocionuar, ajo ka rrëfyer disa histori tronditëse nga pjesa e saj private.
Fatmira tha se nëna e saj është ndarë nga jeta në moshë shumë të re. Por më e keqja vjen më pas. Këngëtarja u shpreh se nuk mundi ta zëvendësonte nënën e saj tek vëllezërit dhe motrat.
Ester Bylyku: Cila është vështirësia që ke kaluar gjatë jetës tënde?
Fatmira Breçani: Kur më vdiq nëna. E kam përjetuar shumë keq sepse ishte shumë e re. Isha shumë e lidhur. Isha rreth 30-vjeç. Atë kohë, isha në shtëpi, e pamartuar. Kisha motrat dhe vëllezërit më të vegjël në shtëpi, ndërsa unë isha më e madhja. Por nuk zëvendësohet nëna. Vetëm nga përkujdesja e kam zëvendësuar tek ata. Jam munduar, por nëna është diçka që nuk zëvendësohet kurrë.