Fationi për Sarën: Nuk di si t’a bëjë lojën, duhet të penalizohet, të bëhet shembull

Ish-banori i spektaklit televiziv “BBVA3”, Fation Kuqari, ka dhënë mëngjesin e kësaj të marte një intervistë për emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar ngjarjet më pikante në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Duke folur për përplasjen e Sara Gjordenit me Françeska Muratin, Fationi u shpreh se Sara duhet të penalizohet në mënyrë që të bëhet shembull.

“E kam parë shumë qartë gjënë edhe nuk ka lidhje fare me çështjen e Luiz Ejllit se Sara ka përdorur të drejtën si me forcë. Besoj se është diçka e gabuar. Sara mendoj ka shumë presion këto ditët e fundit, që kur kam qenë unë brenda. Mendo kur më shiti mua, më doli kundër pa pikë lidhje, sepse pa se unë po rritesha dhe nuk i pëlqeu. Sepse unë thashë se Riken e kam shumë shoqe. Ajo u mërzit dhe m’u hodh kundër. Sara nuk është gocë e keqe por më duket sikur e ka marrë situata, ka shumë tension. Nuk di si t’a bëjë lojën, ka bërë shumë gabim. Realisht mendoj se duhet të jetë një mësim i mirë për të gjithë “Big Brother”, të gjithë njerëzit që janë aty brenda sepse i kam parë në disa raste që po tentohet të shkohet në dhunë fizike, jo vetëm nga ana e Sarës por në disa raste të tjera”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas Fationit, Sara duhet të penalizohet pasi Françeska nuk shkon kurrë në dhunë.


Shtuar 5.03.2024 19:59