Fans i “çmendur” i dashurisë me Borën, Romeo është kundër lidhjes së Donaldit me Beatrixën? (FOTO LAJM)

Në 22 tetor, Bora Zemani hyri në “Big Brother VIP”, por sot të gjithë e kanë harruar që ajo shkoi aty për Semin, pasi takimi romantik dhe puthja me Donaldin bëri aq bujë dhe u shpërnda në rrjet me mijëra herë nga personazhe publik dhe ndjekësit.

Një ndër fansat më të mëdhenj të këtij çifti ishte pikërisht Romeo, i cili menaxhon Instagramin e Donaldit momentalisht dhe ka publikuar aty çdo sekuencë me Borën, takimin, puthje dhe momentin kur Donaldi i dhuroi varsen Bora Zemanit për 3 vjetorin e lidhjes, shkruan Albeu.com.

“Dashuria është në ajër”, shkroi Romeo në emër të Donaldit.

Por duket se ky entuziazëm nuk është aspak në situatën me Beatrix. Romeo nuk ka shpërndarë qoftë edhe një InstaStory për Donaldin dhe Beatrixin ndërkohë që puthja e tyre bëri namin në gjithë rrjetin. Madje ai as nuk e ka bërë follow Beatrixin nga profili i të vëllait.

Qëndrimi i Romeos duket qartë, por me siguri nuk do të mungojë një reagim nga ai pas mbrëmjes së djeshme ku Donaldi tha se ka mbyllur historinë me Borën dhe shprehu pëlqimin për Beatrix./albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 10:48