“Është shumë e shëmtuar …”, Kristi dhe Nita përplasen sërish

Pas një loje të organizuar nga Big Brother,  një debat i ashpër u zhvillua mes Kristit dhe Nitën, pasi kjo e fundit nuk gjeti asnjë përgjigje të saktë.

Në debatin mes tyre u përfshinë dhe banorët e tjerë, të cilët e cilësuan Kristin si kalama. Kristi i tha Nitës se ai e ndihmoi atë, madje ia tha tre herë përgjigjen. Efi i tha Kristit se ai do vetëm veten e vet dhe askënd tjetër në shtëpi.

Teksa Efi po diskutonte me Kristin, Qetsori u shpreh se ende nuk e kupton se si ai arriti deri në këtë pikë të lojës.

Ky i fundit u shpreh se Kristi nuk do të ndihmoi askënd.

Kristi i tha Nitës se është shumë e shëmtuar fakti që ajo po kërkon ndihmë për këtë çështje, ndërsa ajo tha i Kristit se sa më shumë flet, aq më keq del.

Pas debatit që pati me Nitën, për të shmangur “konfliktin” Kristi shkoi të shtrihej, por kjo nuk e pengoi Dean t’i dilte në mbrojtje atij dhe t’ia thoshte dy gjëra Nitës.

Kjo e fundit gjithashtu debatoi me Nitën, duke i thënë se ajo është shkëputur komplet nga loja dhe në një moment, ngrihet dhe thotë që ajo dhe Kristi po bëjnë lojë.

Dea Mishel shkoi pranë Kristit dhe i tha atij se është e tepërt që e cilësuan si jo njerëzor, vetëm nga një lojë. Kristi u shpreh se ai gjithmonë është treguar i distancuar, korrekt dhe se ka shmangur debatet, por në fund del jo njerëzor.


Shtuar 26.04.2023 22:12