Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka ndarë një pjesë emocionuese të jetës së saj personale me publikun.
Transgjinorja ka zbuluar se është aktualisht në një lidhje të re dhe shumë të rëndësishme për të, duke e bërë këtë të ditur gjatë një interviste në një emision televiziv.
Edona konfirmoi lajmin që ka ndryshuar statusin e saj në një marrëdhënie dashurie. “Po, është e vërtetë që statusi im ka ndryshuar,” u shpreh ajo, për të shtuar pastaj se zemrën i ka rrëmbyer një shqiptar nga Maqedonia.
Ishte e kursyer në detaje, duke lënë në mister identitetin e të dashurit të saj.
Përgjatë aventurës së saj në BBVK, Edona James njohu publikun me historinë e saj të veçantë dhe sfidat të cilat ka kaluar si transgjinore.
Ajo u shfaq si një individ komunikativ dhe pa komplekse, duke u shfaqur e hapur në lidhje me jetën e saj personale dhe të kaluarën.