“Është më e mira dhe me karakter besnik”, Gjeto Luca zbulon se cilën banore do si nuse për Markon

Këngëtari i njohur Gjeto Luca ishte së fundmi i ftuar në emisionin “She’s on Air” në Top Albania Radio, ku komentoi zhvillimet më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë intervistës, moderatori i emisionit e ngacmoi këngëtarin edhe për rrugëtimin e Markos brenda shtëpisë së BBVA. Në një moment, ai e pyeti se cilën nga vajzat e shtëpisë do ta shihte si nusen ideale për djalin e tij.

Pa u menduar dy herë, Gjeto Luca përmendi emrin e Juelës, duke u shprehur se ajo i duket një vajzë me karakter më besnik.

Megjithatë, kur u pyet nëse Marko do të ishte dakord me këtë zgjedhje, këngëtari u përgjigj se nuk ishte i sigurt.

Pjesë nga intervista:

Po të kishte zgjedhur një ‘nuse’ ideale në shtëpinë e “Big Brother”, për ty cila do të ishte?

Për mua? Asnjëra Më pëlqen kjo nga Laçi, si e ka kjo

Juela

Juela më duket si më pak që e ka gojën e keqe. Është më e mirë, duke se ka një karakter më besnik. Po prapë nuk e vulos dot pasi përderisa hyjnë me lujt dhe ai që hy për të fituar atë, normalisht që duhet me dalë prej veti.

Duke njohur Markon, mund t’i pëlqente Juela? Në një rast që mund të ishte beqar

Jo, se di. Nuk e besoj

Cila do ishte vajza që mund t’i pëlqente më shumë? Duke e njohur

Ndoshta Selin, ndoshta ajo nga Kosova.


Shtuar 13.03.2026 16:08