Erjola-Eglës: Meritoni do e godasë prap Romeon, për këtë heq kokën

Një nga momentet që u komentua gjerësisht spektaklin e mbrëmjes së djeshme ishte paqja që Romeo dhe Meritoni bënë me njëri-tjetrin, pas debateve e përplasjeve të forta që dy banorët kanë patur gjatë qëndrimit në shtëpi. Mirëpo ky ribashkim i tyre nuk i bind banorët e tjerë të cilat kanë nisur të komentojnë raportin e tyre. Erjola në një bisedë me Eglën në “living” shprehet se ata u bënë sërish miq por për interes të njëri-tjetrit, për t’i shpëtuar eliminimit dhe për të marrë më shumë vëmendje. Sipas Erjolës, Meritoni do ta “godasë” sërish Romeon.

Pjesë nga diskutimi:

Egla: Ti mendon që janë bashkuar për interes?

Erjola: Nga ana e Meritonit të jem e sinqertë, po, sepse ai e goditi Romeon, mund të ketë qenë edhe i influencuar kur e ka bërë.

Egla: Mirë po ti nuk e dëgjove, analizën time që thashë të dy janë në një proces metamorfoze, njëri për mirë, njëri për…ku di unë, ndërkohë që ky Meritoni e ka nisur metamorfozën shumë më herët dhe ka ndëruar lëkurë disa herë

Erjola: Siç vura bastin me Riken, nuk e di a do jem këtu a do jem jashtë nuk i dihet publiku e vendos, por unë e jam e sigurt që Meritoni do e godasë përsëri Romeon. Unë për këtë heq kokën.

Egla: Këtu brenda?

Erjola: Po, po këtu brenda. Se çfarë do të ndodhë…me thënë të drejtën Meritoni më duket aq i cekët.

 


Shtuar 24.04.2024 12:29