showbiz

Erion Braçe lumë akuzash ndaj opozitës: Kapët drejtësinë kur ishit në pushtet, ‘rruajtët’ OSSH, CEZ, Albetrol, Porto Romanon dhe Klubin Partizani

Për deputetin e PS Erion Braçe, korrupsioni nuk luftohet me fjalë ashtu sikurse bënë opozita, por me ligj.

Gjatë fjalës ë tij në Kuvend, gjuhën e përdorur nga opozita ndaj SPAK, deputeti i PS Erion Braçe, e ka cilësuar si gjuhë që mund të përdoret nga kriminelët.

“Gjuha që përdoret këtu për SPAK është gjuhë për kriminel, jo gjuhë që mund të përdor një deputet. Nuk mundet deputeti që të përdor fuqinë që i jep mandati i deputetit për të bërë këto deklarata. Këtu ka deputet të vjetër, por kryetari i grupit të PD (Bardhi) është i ri në këtë sallë dhe do doja që ti thosha që të luftosh korrupsionin me gojë është ndryshe dhe ta luftosh atë më ligj është ndryshe”, tha ai.

Teksa hodhi një lum akuzash ndaj opozitës, ai u shpreh se PS ka denoncuar me prova, ndërsa familja politike duke iu referuar Sali Berishës, vodhi pasuritë e vendit.

“Ne kemi denoncuar me prova dhe me gojë dhe me kallëzime rruajtjen e OSSH.  Rruajtjen e CEZ që pasoi OSSH dhe këtu ka njerëz që e kanë mbrojtur CEZ ,sepse ishte aferë e një familje politike. Kemi denoncuar me fakte, rruajtjen edhe të borxheve të CEZ, borxhet u krijuan dhe rruajtja e borxheve u mor përsipër nga e njëjta familje politike dhe njerëz në këtë sallë e kanë mbrojtur deri në fund, ruajtjen e Alpetrol nga A-ja tek ZH-ja. Rruajtjen e 4 hidrocentraleve më prodhues në këtë vend, sepse brenda saj ishte një familje politike dhe biologjike. Ruajtjen e Porto Romanos, edhe atë me letra. Rruajtjen e Klubit Partizani. Por, për Klubin Partizanit, ky vit është një vit aq i mirë sa kohë që drejtësia po bënë përgjegjës atë që duhet. Po ashtu, rruajtjen e ‘Rrugës së Kombit’. E dini se në atë kohë edhe pse u denoncua nuk u hetua, sepse nuk u la drejtësia, ndaj kemi sot deputet që janë përgjegjës për këto akte, kapën drejtësinë. Kjo që po miratojmë sot është konsolidim i kulturës së re i barazisë para ligjit, reformim i institucioneve”, tha ai

të fundit

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë, qytetarët thirrje: Dorëheqje, dorëheqje

Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e…

2 minutes ago

Muhaxheri flet para Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe masat e sigurisë në QPS

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës për rastin e…

6 minutes ago

Hysni Gucati: Është turp që Jakup Krasniqit nuk i lejohet takimi i lirë as me të vëllanë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar lidhur me trajtimin…

6 minutes ago

Dëshmia e Gazmend Muhaxherit: Zbardhen kërkesat e QPS-së për sigurinë në rastin e Arlinda Zekajt

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka deklaruar para Komisionit Hetimor Parlamentar se menaxherja e…

7 minutes ago

Burgim i përjetshëm për nënën që la në det vajzën 3-vjeçare, në gjyq deklaron: Nuk jam vrasëse

Gjykata në Athinë ka dënuar me burgim të përjetshëm një 33-vjeçare me origjinë algjeriane, e akuzuar për vrasjen e vajzës…

8 minutes ago

Spiropali shfaqet e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS, ulet mes deputetëve socialistë

Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit vetëm rreth orës…

9 minutes ago