Erik Lloshi pas daljes nga BBV: “Unë nuk jam njeri agresiv, disa prej ditëve të mia kanë qenë impulsive“

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi.

Ai përfundoi rrugëtimin e tij të martën pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh.

Mbrëmjen e kaluar në studion e Top Albania Radios, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme.

Si kanë qenë ditët e qëndrimit në shtëpinë e BBV për Erik Lloshin?

E kam menduar shumë para se të futesha në shtëpinë e Big Brother VIP. E dija shumë mirë që dhe kur të dilja do të kisha pakënaqësitë e mia duke parë disa komente që normalisht nuk do të më pëlqenin. Njerëzit duhet të kuptojnë diçka, që ne jemi persona që dhe jetojmë, jo vetëm punojmë.

Disa prej ditëve të mia që kanë qenë impulsive do të thoja, jo agresive siç është interpretuar sepse unë nuk jam njeri agresiv. Përderisa unë bëj muzikë dhe bëj art, një artist nuk mund të jetë kurrësesi agresiv. Përderisa kam impaktin e mirë te njerëzit, prapë nuk kam se si të jem agresiv. Kam atë kiminë me njerëzit.


Shtuar 22.01.2026 23:18