Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, ka befasuar me një paraqitje të papritur në një event mode në Los Angeles, ku jo vetëm që shfaqi talentin e saj si koreografe, por u prezantua edhe me një emër të ri artistik: Shi Joli.
19-vjeçarja mori pjesë në darkën e organizuar për lançimin e bashkëpunimit mes stilistes Isabel Marant dhe platformës Net-A-Porter, ku u bë pjesë e performancës muzikore të këngëtares Luella, për të cilën kishte krijuar koreografinë.
Emri i ri i Shiloh vjen pak muaj pasi ajo kërkoi ligjërisht të hiqte mbiemrin “Pitt” dhe të mbante vetëm atë të nënës, duke u regjistruar si Shiloh Jolie.
Shiloh, tashmë Shi Joli, ka shfaqur prej kohësh pasionin për kërcimin, duke u stërvitur me koreografë profesionistë dhe duke ndjekur gjurmët artistike të familjes së saj.