Aktorja Marjana Kondi na ka emocionuar gjithmonë, por sot Ervin Kurti ka vendosur të bëjë krejt të kundërtën. E ftuar në “Muzikë kur dëgjoj” në “E diell” ajo është surprizuar nga një njeri që ajo e do shumë, pikërisht nga e madhja Roza Anagnosti.
Përmes një audio-mesazhi, kjo e fundit foli gjatë për shoqërinë me Marjanën. Ajo u ndal te kujtimet përgjatë viteve në skenë dhe talentit të padiskutueshëm mikes së saj. Në përfundim e mbylli mesazhin e saj me dëshirën e një takimi së shpejti. Kjo e emocionoi dhe përloti Marjanën. Ndonjëherë janë gjestet e vogla që krijojnë miqësi të mëdha.