“Ehh mor Alban”, surpriza e Dudushit le pa fjalë Bieta Sulon për 37 vjetor: 125 mijë të ftuar (VIDEO)

Bieta Sulo festoi ditëlindjen e 37 në muajin prill, por dhuratën e Alban Dudushit e mori vetëm ditën e djeshme dhe duket se e ka shijuar në maksimum.
Dudushi i ka bërë surprizë pasi kanë udhëtuar drejt Italisë, ku kanë shijuar live koncertin madhështor të këngëtarit legjendar Vasco Rossi. Bieta ka publikuar disa video nga koncerti e në një prej tyre shfaqet duke kënduar e kërcyer e lumtur krah Albanit teksa tregon se e gjithë kjo eksperiencë i është dukur si një dasmë.

Moderatorja ka zbuluar se “Albachiara”, është kënga e dashurisë së saj dhe Albanit prandaj i kishte kërkuar atij ta shijonin live për 37-vjetor.
“Eeehhhh mor Alban Dudushi, unë një shijim live të këngës sonë të kërkova për 37 vjetor, ti organizove gjithë këtë dasmë në Itali me 125 mijë te ftuar. “Albachiara” është kënga jonë, poooor edhe kënga me të cilën Vasco Rossi finalizon çdo koncert të tijin.“Siiii stupendoooo”! Me titullin e një tjetër perle nga repertori i tij do ta përshkruaja atë mbrëmje në Trento”, shkruan Bieta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)