Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi: U fikën dritat dhe më kërkoi…

Mbrëmjen e djeshme, Egli dhe Gjesti darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

“U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.

Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.


Shtuar 25.03.2025 11:09