Egli Tako shkon në Pejë, trondit publikun me pyetjen ‘’pa takt’’: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa projekte muzikore, ka nisur të përformojë në Clubet e natës brenda dhe jashtë vendit.

Pas puthjes së bluzës ku shfaqej me Gjestin, Egli këtë herë ka bërë diçka tjetër për të tërhequr vëmendjen, por si duket për keq.

Gjatë performancës së saj, Egli surprizoi të pranishmit duke kënduar edhe hitin e njohur “Mora fjalë” të ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.

Mirëpo, në tentativë për të komunikuar me publikun, ajo tha: “A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Kjo frazë, megjithëse mund të jetë thënë në mënyrë spontane, preku një temë të ndjeshme që është diskutuar shpesh në arenën publike dhe veçanërisht në formate televizive si Big Brother, ku debati për identitetin kombëtar “shqiptar” apo “kosovar” ka qenë vazhdimisht temë përplasjesh.


Shtuar 15.07.2025 18:42