Egli Tako rikthehet në televizion, zbulohet emisioni se ku do ta shohim

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” 4, Egli Tako, do të vijë këtë sezon televiziv me një risi të rëndësishme në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore.

Lajmi është konfirmuar përmes burimeve për Vip Magazine, duke shënuar një hap të madh për karrierën e saj mediatike.

Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare.

Ky rol shënon një etapë të re dhe të rëndësishme për të, duke i hapur dyert drejt botës së moderimit dhe televizionit në një prej programeve më të ndjekura të fundjavë.

Publiku e njohu Egli Takon gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip Albania”, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit.

Marrëdhënia e saj me Gjestin, ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-show-t.

Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.

Me këtë hap, Egli zgjeron karrierën e saj përtej muzikës dhe spektakleve televizive.


Shtuar 4.09.2025 11:22