Egli ‘shokohet’ kur dëgjoi detajin që i ka shpëtuar nga Prime i së Shtunës, ja çfarë i ka bërë Gjesti

Egli dhe Krisa po diskutonin për videon e Gjestit dhe Xhenetës, të puthjes që ata dhanë kur ishin brenda shtëpisë së “BBV” në Kosovë.

Egli: Ai momenti i puthjes së tyre në ekran të ngelet si imazh.

Krisa: Mua më vrau kënga, ishte kënga e Ed Sheeran ne sfond.

Egli: Me vërtet e ke ti?
Krisa: Unë e dëgjova dhe mendova se e dëgjove edhe ti.
Egli: Me të njëjtën këngë ka bërë me mua një skenë aktrimi dhe nga ana tjetër ti ke bërë një puthje të ndjerë me dikë tjetër.

Krisa: U justifikua duke thënë është këngë dasmash. Ledioni nuk bën asnjë pyetje kot.

Egli: Kur Ledioni ia bëri pyetjen mendova se e pyeti ngaqë ai e kërkon gjithë kohës dhe bën demonstrime kur ajo këngë fillon. Tani që po më thua po e bëj lidhjen.

Krisa: Ai ka luajtur më të gjithë shtëpinë por me ty nuk duhet ta bënte sepse e pa që ti e kishe pikë të dobët.


Shtuar 13.02.2025 19:04