Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert për banorët e saj të rinj, duke sjellë një atmosferë të mbushur me pritshmëri, strategji dhe emocione. Që në ditët e para, loja ka nisur fuqishëm me debate mes personazheve që po shfaqin karakteret e tyre të veçanta.
Një nga situatat që ka marrë më shumë vëmendje së fundmi është edhe pëlqimi që Xumi ka shfaqur për Eglin. Të dy banorët kanë diskutuar disa herë gjatë këtyre ditëve në lidhje me këtë, por Xumi është mjaft i vendosur për ndjenjat e tij dhe këtë e ka shprehur edhe me banorët e tjerë. Mbrëmë së bashku me Eglin ai ka diskutuar rreth kësaj.
Pjesë nga biseda:
Xumi: Të betohem Xumi, je njeriu që vlerësoj më së shumti. Ma beso.
Egli: Faleminderit. Edhe unë e vlerësoj shumë këtë gjë dhe të vlerësoj edhe ty shumë por përtej disa momenteve që nuk më pëlqejnë, veprime të tuat.
Xumi: Nuk jam ashtu çuni…
Egli: Nuk e di nuk të njoh nga jashtë. Unë them çfarë kam njohur këtu.
Xumi: Çfarë ke dëgjuar për mua jashtë…
Egli: Ato që kam dëgjuar jashtë janë pozitive.
Xumi: Nuk kam asnjë lloj gjëje.