Egli përplaset ashpër me Rozanën: Ti do që un të ndihem xheloze për ty

Vijojnë debatet e forta mes Rozanës dhe Eglit, ku i përfshirë është dhe Gjesti.

Egli pretendon se Rozana po tenton që ta nxjerrë arë xheloze në sy të publikut.

Rozana: Këtu historinë e partnerit e kam sjellë me një letër. Ku e di Gjesti sa herë hy e dalë unë në shtëpi. Unë jam një grua që marr vendime vet në jetë. Është një dashuri shumë e madhe, me ulje ngritjet tona, uroj të gjesh dhe ti një dashuri të tillë. Egli nuk sulmon Gjestin se e do dhe do faktorizohet në lojë dhe do më sulmojë mua.

Egli: Ti vetëm përdor ato që dëgjon poshtë e lart, kur t’i bëjnë ty nuk të vjen mirë. Kur i bën ti, bën lojën tënde. Qasjen e Rozanës e kam kuptuar në disa pika, që në primen e parë kur më spostoi kur isha ulur. Gjesti ka ardhur në shtëpi, kanë pasur një hedhje të dy në pishinë. Rozana donte të me nxirrte mua xheloze për Gjestin. Këtë lojë e bën me djemtë e shtëpisë, donte ta bënte edhe për mua. Rozana sjell në këtë shtëpi fjalën posesive në një bisedë me djalin që pëlqeja. Është sa dyfishi im me moshë dhe vazhdon t’i shkruajë partnerit që është posesive. Nuk kam xhelozi, ajo ka dashur të më bëjë mua pis.

Rozana: Je mashtruese kalibri.

Egli: Ti je provokatore, në mes të debatit përmend mamin babin, kthen të pasmet, kjo je ti

Rozana: Nuk ja kam përmendur prindërit. Më ka thënë ke moshën e mamit tim. Egli është xheloze për këdo.


Shtuar 29.03.2025 22:43

Tags: ,