Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ishte kërkesa e Egli të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vetë. Kështu ajo rifutet në shtëpi, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.
Banorët u surprizat nga hyrja në shtëpinë e “Big Brother VIP” të Egli Takos.
Ajo që ra në sy ishte ngurimi i banores për të takuar Gjestin. “Paska ndryshu çdo sen”, reagoi ai i habitur.