Teksa debati mes Eglës dhe Julit është shoqëruar me debate të ashpëra dhe tone të larta opinionistët kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë situatë.
Pjesë nga biseda:
Ori Nebijaj: Eglës ia kemi parë fytyrën që herët në BBV, ajo e ka treguar veten në të gjitha debatet që ka bërë. Problemi është që në këtë përballjen e titanëve nuk prisja të dëgjoja një debat kaq denigrues. Fytyra e asaj që nuk kishim parë ishte Juli, i cili më surprizoi me qëndrimin dhe fjalorin e përdorur.
Ty dua të të shikoj në finale si mbret, nuk dua të dëgjoj nga goja jote ato ofendime. Ose do e bësh diferencën ose nuk do e bësh. Fakti që Egla ia doli edhe në këtë debat për të shpërfaqur të gjithë ngjyrat e saj njerëzore… I the Eglës ik masturbohu, i the të nesërmen që nuk është ofendim? Atëherë çfarë problemi ka? Familjarët leri jashtë kësaj bisede Juli sepse nuk të bën ty nder. Egla me sjelljen që po bën nuk habit askënd, ti po nxjerr fytyrën tënde.
Nëse ti Juli ke hyr në BBV si një njeri ndryshe për të reflektuar vlera dhe të arrish në finale duhet të më dëgjosh.
Arbër Hajdari: Problemi më i madh në këto diskutime është që ka arritur limiti aq i lartë sa ofendimet që përdoren janë të pavlera.
Ajo që unë arrij të kuptoj është që izolimi po tregon disa anë të errëta siç është rasti i Julit, duke u pasuar edhe nga Egla më pas. Unë mendoj se i vetmi që fiton në këtë mes është Romeo. Kur bëhen debatet në këtë nivel, Romeo ka kapur një cep, i fut dhe një birrë dhe vazhdon sfidën drejt fitores.