Egla e akuzon për dhunë, Meritoni: Viktimizimi yt është shumë i shpeshtë!

Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”. Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë. Për më tepër, ajo nuk arriti të realizojë sfidën në fermë, duke humbur kështu çmimin prej 80 mijë euro. Sot, ajo ka komentuar këto dinamika dhe ngjarjet e fundit në shtëpi.

“Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhde shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim… Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.”

Meritoni iu kundërpërgjigj Eglës si më poshtë.

“Jemi në lojën e “BBV”. Është një lojë nervash. Viktimizimi yt është shumë i shpeshtë.”

Debati mes tyre u ndez, teksa Egla u shpreh:

“Mund të dukem një grua e fortë, por jam shumë më e dobët se një burrë që të hyn në hapësirën personale. Dhunë. Isha duke fjetur dhe kam ndjerë një dorë akull. Nuk largohej më.”


Shtuar 17.02.2024 22:38