Edi zbulon vendndodhjen e Dolces, i frikësuar për “transferimin” e saj në “Grande Fratello”: Ishallah nuk dashurohet!

Një moment surprizë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Kosova”, ku banori Edi mësoi më në fund të vërtetën rreth vendndodhjes së Dolces.

Vëllai i Madh i kishte premtuar se të premten do t’i zbulohej çdo gjë, por surpriza erdhi më herët në kuadër të një loje. Për t’i treguar Edit të vërtetën, nga çmimi i madh u zbritën plot 7,000 euro.

Në ekran u shfaq Dolce e qeshur duke shijuar eksperiencën e saj të re në Grande Fratello, mes banorëve italianë. Pas transmetimit të klipit, Vëllai i Madh i sqaroi Edit se Dolce ndodhet në Itali.

Reagimi i vetëm i Edit mes emocioneve, ishte: “Ishallah nuk dashurohet”.


Shtuar 3.12.2025 22:41