Një mori pyetjesh sonte u janë parashtruar banorëve në “Darkën e të nominuarve”.
Në pyetjen se me kë nuk mund të mbajnë kontakt edhe jashtë shtëpisë, Edi u përgjigj duke thënë për Labinot Rexhën.
Edi tha se ai po mundohet që atë ta provokojë, por se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Unë edhe sipas eksperiencave të mëhershme kam qejf dhe mund të takojë secilin banorë edhe për jashtë. Sepse mendoj se kjo është një eksperiencë që na është ofruar të gjithë, besoj se ky vendim se pse jemi të gjithë bashkë këtu është një arsye. Kam dëshirë që të mbajë shoqëri me të gjithë”.
“Por vetëm me një person nuk dua, ai është personi që është hyrë pardje, sepse aty nuk ka ndonjë arsye të lojës, as arsye brenda shtëpisë, aty janë disa arsye private që është duke i përdorur, ose do t’i përdorë këtu brenda në vazhdim sa mua të më qesë nga vetja, por kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Edi.
