Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me thashetheme për një romancë mes Edit dhe Anisës, dy ish-banorë të njohur nga “Big Brother VIP Kosova 3”.
Duket se këta dy të rinj kanë kapur vëmendjen e publikut me veprimet e tyre enigmatike që flasin për më shumë se një miqësi. Mesazhet e koduara që ata kanë lënë në profilet e tyre shoqërore nuk lënë hapësirë për dyshim lidhur me ndjenjat që ndajnë për njëri-tjetrin. Por çfarë qëndron pas kësaj romancë?
Intervista e Anisës krijoi një atmosferë misteri kur ajo tha: “As s’po thom jo e as s’po thom po. Nashta”. Këto fjalë, të mbushura me dyshim, shërbyen si një shkëndijë që ndezi zërat për lidhjen e mundshme mes saj dhe Edit. Për më tepër, Edi e ripostoi intervistën e saj, duke shtuar edhe më shumë erë misteri për ndjekësit e tyre.
Ajo që i ka bërë ndjekësit më kureshtarë është një postim i fundit i Edit në InstaStory. Ai ka postuar një foto të një shishe Coca-Cola me emrin “Anisa” mbi të. Një gjest i tillë mund të interpretohet si një shenjë e qartë e ngrohtësisë dhe intimitetit që ata ndajnë. Duket se Edi ka vendosur ta përfshijë Anisën edhe në momente të thjeshta të jetës së tij.
Dhe siç duket, Edi e ka “marrë” Anisën me vete në Bajram Curr të Tropojës, ku ai është shfaqur i qetë duke e shijuar freskinë e pijes që mban emrin e saj. Një imazh i tillë nuk mund të kalojë pa vëmendjen e dashamirësve të tyre, që tashmë janë të etur për të mësuar më shumë rreth këtij romanci të re.