Edhe pas ndarjes Egli nuk i harron kujtimet me Olsin, veprimi që surprizoi ndjekësit

Egli Tako dhe Olsi Bylyku nuk janë më bashkë prej disa muajsh dhe ndarja e tyre ka bërë goxha bujë në portale. Si të mos mjaftonte kjo, çdo veprim i dyshes komentohet dhe sidomos deklaratat që ata bëjnë.

Së fundmi ndjekësve u ka tërhequr vëmendjen veprimi i Eglit. Ajo ka postuar në Instastory disa foto nga vera e vitit të kaluar, teksa ndodhej në Greqi me Olsin.

Postimin Egli e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kujtojmë se gjatë intervistës në “Mos i Bjer me Top”, Egli tha se ka vendosur të shkëputet nga muzika pasi këngët e saj do të merren si dedikimin për ish-in, Olsi Bylykun.

“Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”, ishte deklarata e Eglit.


Shtuar 24.09.2023 10:02