Këngëtarja Adelina Ismaili është prej 13 vitesh përkrah partnerit të saj Val Krasniqi. Çifti kanë bashkë dhe një djalë.
Ka qenë së fundmi artistja që i ka bërë një dedikim në rrjete sociale, me një fotografi krah tij Krasniqit. Ajo thotë se po të jetonte edhe njëqind herë sërish do të ishte e tij, do ta zgjidhte atë për partner.
“I bukuri im. Edhe njëqind herë të jetoj, prapë e jotja do të isha,” nis postimi i Ismailit.
“Jeta me ty, një mrekulli. Të dua, të dua, të dua,” shkruan Adelina.
Adelina ka disa vite është tërhequr nga muzika, ndonëse ka qenë duke moderuar një emision.