Edhe këtë 37-vjetor, urimi romantik i Alban Skënderaj për Mirianin nuk mungoi (FOTO LAJM)

Padyshim, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë çifti ideal dhe këtë e vërtetojnë në çdo moment. Sot është ditëlindja e 37 e Miriamit dhe Albani nuk mungoi me urimin e tij romantik që asnjë vit nuk është i mërzitshëm.

Fillimisht po ju lexojmë pusullën që ai i la në tufën e parë të luleve për Miriamin në këtë ditëlindje:

“Gëzuar dashuri! Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë. Je njeriu më shtrenjtë në jetë! Të dua pafund. Përgjithmonë bashkë!”.

Më pas ai bëri edhe një postim në profilin e tij në Instagram, ku krahas fotos së bashkëshortes së tij shkroi:

“Gezuar gruas, vajzes, te dashures, shoqes, artistes dhe mamit me te mire ne bote!”./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)