Reperi i njohur, Mozzik, së fundmi ka publikuar disa mesazhe ku tregon se i kishte shkruar të dashurës së tij aktuale, Lotina Hazirit.
Mesazhet datojnë që nga viti 2019 dhe menjëherë u aludua nga fansat nëse ishte asokohe me Loredana Zefin.
Kjo për shkak të raportit të tyre, ku kishte pasur aludime nga më të ndryshmet.
Artisti ferizajas i hedh poshtë aludimet duke ndarë një këngë në rrjete sociale.
Ai hodhi në InstaStory projektin “Dhelpër Dinake”, që e lansoi në 2019 dhe që thuhet se i dedikohet ish-partneres, reperes Zefi.
“Nuk jam tradhtar, jam një hitbërës”, ka qenë përgjigja e 28-vjeçarit.
Mozzik dhe Lotina po shijojnë që një kohë një lidhje dashurie, ndërkohë që edhe Loredana është që disa muaj më yllin e Dortmundit, Karim Adeyemi.