Neymar duket se është ribashkuar me modelen Bruna Biancardi, pas një ndarjeje zyrtare që ndodhi vetëm një muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Mavia.
Çifti u nda pas një situatë të tensionuar, pas zbulimeve se Neymar kishte tradhtuar partneren gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë.
Në një postim të fundit në Instagram, ata ndanë momente të përbashkëta, duke nxitur spekulime për pajtim. Bruna e uroi Neymarin për Ditën e Baballarëve dhe publikoi foto me të dhe vajzën e tyre.
Komentet nga fansat shprehin shpresën se Neymar ka kuptuar vlerën e Bruna dhe se çifti ka vendosur t’i japë një tjetër shans marrëdhënies së tyre.