E pyesin a do të rikthehet në tregun muzikor/ Përgjigjet Çiljeta

Çiljeta ka ndarë me një pjesë të fermerëve eksperiencën e saj në tregun muzikor pas lindjes së djalit.

Siç tregon ajo, pas tre viteve pushim, rrymat muzikore kishin ndryshuar. Fermerja atë kohë solli për publikun këngën “Big Booty” në bashkëpunim me Fifin dhe Lil Kolin.

“Linda djalin, Fernandon dhe bëra tre vite mungesë në muzikë. Kur u riktheva unë në muzikë pas lindjes së djalit kishin dalë rryma reggae, ku nuk e gjeja veten. Bëra këngën me Fifin dhe Lil Kolin, “Big Booty”, thotë Çiljeta.

E pyetur nga Flori nëse do i rikthehet muzikës, Çiljeta shprehet se nuk e ka menduar nëse do jetë sërish pjesë e tregut muzikor.

“S’e kam menduar fare a do t’i rikthehem muzikës,” shprehet Çiljeta.


Shtuar 31.03.2024 21:56

Tags: