Këngëtarja e njohur Pink, është përballur me një situatë të pakëndshme, teksa ishte duke kënduar në një koncert në Londër. Situata e sikletshme ndodhi kur teksa Pink po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur, veprim ky që tronditi këngëtaren. Në këtë moment, Pink ndaloi së kënduari, mori qesen dhe e mbajti përpara turmës, duke iu drejtuar fanses që bëri veprimin:
“A është kjo nëna jote? Nuk e di se si ndihem për këtë”.
Pas kësaj, këngëtarja e vendosi hirin e supozuar në skenë dhe nisi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë njërën prej këngëve të saj më të njohura “Just Like a Pill”.
My sister went to see P!nk and someone threw their mums ashes up on stage. Wtaf pic.twitter.com/GyMwDyA9iB
— Cole Logan Vercruyce (@ColeLoganV) June 26, 2023