E njohur si një banore e cila ka një pëlqim ndaj Gjestit, Egli shpesh herë është shfaqur e dyzuar për ndjenjat e saj.
Ditën e sotme teksa e diskutonte këtë pjesë me Laertin, Egli është shfaqur sërish me dyshime. Jo të pakta kanë qenë dhe rastet kur Egli është paragjykuar si brenda shtëpisë së “BBVA4” ashtu dhe jashtë për ndjenjat që ka ndaj Gjestit.
Sakaq banori dëgjohet teksa i thotë se të shprehësh ndjenjat nuk është një gabim.
Pjesë nga biseda:
Laerti: Ke patur përballjet e tua, ke patur përplasjet e tua.
Egli: Po pra po a të duket sikur unë po bëj lojën e dikutj tjetër apo unë jam duke mbrojtur sulmin që po më vjen mua?
Laerti: Jo ti s’po bën lojëra. Ta thashë dhe mbrëmjen e kaluar, për mendimin tim unë jam shumë i qartë. Egli ka shfaqur ndjenjat e veta dhe e gjithë përkujdesja shikohet nga jahstë si një pozitivitet. Por në fakt nuk është. Është një përkujdesje ndaj një njeriu që e pëlqen.