Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë shkëmbyer një bisedë live në televizion nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin ‘Goca dhe Gra’. Ky komunikimin mes dy rivaleve të “Big Brother VIP Albania 2”, ishte i papritur duke pasur parasysh dhe raportin jo fort të mirë që Tito dhe Gixhari kanë pasur dhe pas përfundimit të formatit.
Olta Gixhari papritur është futur në një lidhje telefonike duke zhvilluar një bisedë të shkurtër dhe të këndshme me Kiarën.
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam,” u shpreh Olta, duke treguar se ruan pozitivitetin dhe përballë vështirësive.
Kiara e pyeti Oltën për gjendjen e saj shëndetësore, pasi siç bëri dhe ajo vetë me dije gjatë një bisede me fansat në Instagram, po kalonte probleme me syun.
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunën. Meqë je, ma puth edhe Luizin,” tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura.