E papritur në DWTS, dëmtohet rëndë balerina, konkurrenti: Ishte traumatizuese (VIDEO)

“Dancing With The Stars” ka nisur mbrëmjen e sotme me një lajm që askush nuk e priste. Balerina e njohur, Erisa, ka pësuar një incident gjatë provave me Eni Shehun, duke u dëmtuar.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore dhe ekzaminimit, Erisa duhet që të qëndrojë disa javë larg sallës së provave. Për këtë arsye nuk do të jetë as pjesë e spektaklit të kërcimit.

Eni Shehu: S’ka qenë një javë e lehtë, nga një padjeshkë përfundoi në një dëmtim, nga komunikimet nuk e di si do të jetë shëndeti i saj, ishte traumatizuese si ngjarje, mendoja më të keqen, e kam menduar edhe largimin.

Bora: Do duhet për disa javë të qëndrojë jashtë sallës së provave dhe Dancing.

View this post on Instagram

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)


Shtuar 17.11.2023 21:45