E papritur! Ndahet nga jeta ish-prezantuesja ikonë e MTV-së

Ananda Lewis ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur motra e saj, Lakshmi, përmes një postimi prekës në Facebook: “Ajo është e lirë, në krahët e Zotit,” shkroi ajo, duke ndarë një foto bardhë e zi të Anandës.

Lewis u bë e njohur në vitet ’90 si një nga figurat më të dashura të MTV-së, ku prezantoi emisione si Total Request Live dhe Hot Zone. Në vitin 1999, The New York Times e cilësoi si “vajza e momentit” për gjeneratën hip-hop. Ajo u largua nga MTV në 2001 për të drejtuar talk-show-n e saj personal.

Në vitin 2020, Ananda zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin e tretë. Sëmundja më vonë avancoi në stadin e katërt. Në muajt e fundit të jetës, ajo e pranoi publikisht se kishte shmangur trajtimet standarde, gjë për të cilën shprehu keqardhje.

“Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’”, shkruante ajo në një ese për Essence.


Shtuar 12.06.2025 14:19