Dy personazhet e njohur të ekranit shqiptar, Marçela Lati dhe Armand Peza, kanë rrëfyer shpeshherë nëpër intervista detaje të jetës së tyre private, që nga njohja tek ardhja në jetë e dy fëmijëve.
Mirëpo, djalin dhe vajzën kanë vendosur t’i mbajnë larg rrjeteve sociale, për t’i dhënë privatësinë e nevojshme.
Shumë vite më parë ishte hera e fundit që pamë në disa foto publike fëmijët e çiftit, që sot kanë ndryshuar shumë.
Vajza e madhe, Kaltra, është tashmë një zonjushë dhe vetë Marçela ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të vajzës.
“Për modelen në foto (që është kaq e bukur) e kam të ndaluar të flas por ju mund t’a shihni sot e të mburreni n’vendin tim ??”- shkruan ajo për Kaltrën që bëhet pjesë e një fashion show.
View this post on Instagram