Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur kengetarit nga Kosova, Enur Pakashtica. 4 persona të armatosur me armë kanë tentuar që të grabisin biznesin e tij.
“Kam qenë në katin e dytë të ambienteve ku punoj, kur kanë ardhur grabitësit. Njëri prej tyre mu afrua me një armë të tipit “AK 47” dhe po më kërcënonte që t’i jepja para. Por nuk e bëra një gjë të tillë. Iu vërsula edhe unë pas.
None found
Edhe ai filloi të zbrapset. Kur zbrita pashë edhe 3 bashkëpunëtorë të tij dhe i pashë që filluan të dilnin jashtë. Kur dolën, pashë që qëlluan me një plumb në ajër. Për fat të mirë plumb nuk kapi në njerëz, apo në sende”, ka thënë kengetari për Prive.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës përmes raportimit të ngjarjeve të ditës.
“Katër të dyshuar meshkuj të maskuar dy prej tyre me armë të gjata, një me revole dhe një me një çekan kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një biznes (postë e shpejtë). Pas ballafaqimit verbal me pronarin e biznesit, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Gjatë ballafaqimit dyshohet se pronari i biznesit ka ekspozuar një revole, e cila është sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka nisur zyrtarisht turin e konsultimeve publike me qytetarët në kuadër të Reformës së re Administrative…
Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me deputetët që pritet të mblidhen në orën 11:00 për të…
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i premton Ukrainës furnizime të tjera me raketa për mbrojtjen ajrore. [...] Read More...…
Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA…
Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet. Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja…
Trajneri Cristian Chivu këmbënguli se është 'i lumtur dhe optimist për të ardhmen' e Interit pas humbjes 2-1 në Ligën…