“E kam ngacmuar seksualisht”, Zhaklin Lekatari bën deklaratën e fortë ndaj ish-konkurrentit të Per’Puthen, Atdheu: Do ta padis

Atdhe Xharavina dhe blogerja Zhaklin Lekatari ishin të ftuar gjatë ditës së sotme në “Abc News”, ku ish-konkurrenti i Për’puthen zbuloi dëshirën e tij për t’u bërë baba.

Gjatë diskutimit në studio, blogerja e këshilloi Atdheun që të presë deri në moshën 35-vjeçare pasi sipas saj ai duhet të maturohet. Ndërsa ish-konkurrenti i Për’puthen shprehu në formë batute se do t’a padisë Zhaklinën pasi ajo tha se “e ka ngacmuar seksualit.”

Biseda:

Atdheu: Dua ta provoj këtë ndjesinë e post-lindjes këtë vit.

Zhaklin Lekatari: Sapo tha që sivjet do të bëhet baba.

Ermal Peçi: A është fakt apo dëshirë?

Atdheu: Dëshirë.

Zhaklin Lekatari: E ke lëndën e parë apo…

Atdheu: E kam shumë të fortë.

Zhaklin Lekatari: Jo lëndën tënde, mitrën pritëse e ke?

Atdheu: Sigurisht që e kam.

Zhaklin Lekatari: Je i sigurt apo ta kanë marrë?

Ermal Peçi: Ej se po ndihet shumë i bullizuar ai, nën presion.

Zhaklin Lekatari: Shiko unë shpresoj që të presësh edhe pak sepse është ende një hap shumë i shpejtë për ty. Mendoj që duhet të maturohesh edhe pak.

Ermal Peçi: Ku është treguar jo i maturuar Atdhe për shembull?

Zhaklin Lekatari: Në këtë vendim që mori për shembull.

Atdheu: Po bëj gati 30-vjeç.

Zhaklin Lekatari: Duhet të presësh të paktën 35 që të kuptosh që prindërimi, statusi i babait duan një lloj statusi. Atdheu sot ka qenë viktimë e ngacmimit seksual, unë e kam ngacmuar seksualisht.

Atdheu: Do ta padis Zhakun.