“E kam gjetur njeriun e jetës”, Anxhela Peristeri si rrallë herë flet për partnerin

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka preferuar gjithmonë që të jetë shumë diskrete për jetën e saj personale. Edhe pse ka treguar se është në një marrëdhënie, nuk ka treguar asnjë detaj tjetër për historinë e saj të dashurisë.

Ajo ka treguar në “S’e Luan Topi” partneri i saj i ngjan aktorit të njohur, George Clooney.

PJESË NGA BISEDA: 

Anxhela Peristeri: Ne artistet e kemi pak të vështirë se kur të vendosim të bëhemi nëna, gjithm,onë na del një punë por me sa kam kuptuar punët nuk paskan fund. Unë e kam gjetur njeriun e jetës dhe nuk dua ta bëj public. Nuk kam asnjë lloj frike, ka njerëz që nuk duan të bëhen publik e njerëz që duan të bëhen publikë, unë jetën private nuk dua kurrsesi ta kem publike, jam shumë mirë mejetn time private.

Erjona Rusi: Në fakt ne e kemi zbuluar dhe do e bëjmë publik për herë të parë

Anxhela Peristeri: Jo nuk do e nxirrni ju lutem.

Anxhela Peristeri: Afër jemi diku kështu jemi në paraqitje.