Prej kohësh, Aleksandër Varfaj, ish- partneri i Rudina Dembacajt hedh akuza në rrjetet sociale se e ka të pamundur të takojë të bijën, Viktorian.
“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruajti së fundmi ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.
Në lidhje me këto akuza, ka folur për herë të parë vetë Rudina, e cila është pyetur në lidhje me këtë çështje në një intervistë për “S’e luan topi”.
Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave. “Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet. Nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”,-u shpreh ajo.